Parisi njihet si qyteti i dashurisë dhe Franca e ka ‘namin’ për dashurinë, puthjen dhe romancat parisiene.
Të rrallë janë çiftet e njohur apo jo që nuk kanë vizituar të paktën një herë në jetë Parisin e dashurisë. Vizitorë të kryeqytetit të njohur janë së fundmi Venera Lumani dhe Lind Islami, një ndër çiftet më të pëlqyer në showbizin shqiptar me kiminë dhe sytë që i shkëlqejnë gjithë kohës sa herë janë pranë njëri-tjetrit.
Venera dhe Lindi para pak ditësh kanë udhëtuar drejt Parisit, dhe ndodhën ende atje duke shijuar historinë e tyre të dashurisë, në qytetin e dashurisë.
Dyshja ka ndarë me ndjekësit foto dhe momente gjatë qëndrimit në Paris ku shfaqen më të lumtur dhe dashuruar se kurrë më parë.
Në fakt për të kuptuar dashurinë që këngëtarët kanë për njëri-tjetrin nuk ka nevojë për fjalë, mjaft t’i shohësh fotot e tyre bashkë dhe gjithçka kuptohet qartë.