MAHNITËSE/ Publikohen pamjet nga seti fotografik i Jonida Maliqit për Eurovizion – AlpeGossip
MAHNITËSE/ Publikohen pamjet nga seti fotografik i Jonida Maliqit për Eurovizion

MAHNITËSE/ Publikohen pamjet nga seti fotografik i Jonida Maliqit për Eurovizion

Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Eurovizion me këngën “Ktheju tokës” nga Jonida Maliqi, një këngë që i kushtohet emigrimit dhe që është pëlqyer shumë.

 

Së fundmi faQja Eurovision Albania ka publikuar një video nga seti fotografik që Jonida ka realizuar për Eurovision.

Në përshtatje me tekstin e këngës Jonida shfaqet e veshur me ngjyrat e tokës në një vend ranor.

“Që nga triumfi në Festivalin e Këngës, Jonida Maliqi dhe stafi i Shqipërisë në Eurovision nuk ka ndalur asnjë çast. Nga puna me këngën, fotografitë, videoklipin e deri te intervistat për medien vendase dhe të huaj. Dje është realizuar sesioni zyrtar fotografik. Ky photoshoot i realizuar nga fotografja Edvina Meta, është konceptuar në një mënyrë mjaft të veçantë, bazuar tek mesazhi i këngës “Ktheju tokës”, shkruhet në faqen e Eurovision Albania.