“DUKE MARRË SHKAS NGA…”/ Dojna dhe Fjoralba reagojnë për Tean dhe Beartin: Mendoj që shoqëria… – AlpeGossip
“DUKE MARRË SHKAS NGA…”/ Dojna dhe Fjoralba reagojnë për Tean dhe Beartin:  Mendoj që shoqëria…

“DUKE MARRË SHKAS NGA…”/ Dojna dhe Fjoralba reagojnë për Tean dhe Beartin: Mendoj që shoqëria…

Historia e “Andi-Tea-Beart” u shoqërua nga një sërë reagimesh në rrjet. Të gjithë simpatizantët e dyshes së parë, “Tea-Andi” vërshuan në llogarinë e vajzës duke treguar me komente qëndrimin e tyre, duke mos dakortësuar me “lojën” e stisur nga Tea e cila tregoi në një video në ‘Youtube’ se produksioni i ‘Përputhen’ ka qenë në dijeni të lidhjes së saj me Beartin.
Megjithatë përpos të gjithave çfarë u vu te dukshëm gjatë këtyre ditëve ishte dhe bullizmi i përdorur nga ndjekësit në rrjetet sociale. Përpos gjithë ofendimeve, përdorimi i fjalëve si “balon” (i cili lidhet me vendimin e vajzës gjatë kohës kur ishte në ‘Përputhen’ për të kryer një ndërhyrje në stomak) ka qenë tejmase i gjetur në llogarinë e Teas.
Pavarësisht zhgënjimit të ndjekësve që nuk patën “fundin e dëshiruar” nga telenovela e tyre, a është e drejtë që t’i drejtohemi një individi duke përdorur ato pak gjëra që dimë dhe që lidhen me jetën e tij, komplekset ose jo, peshën, mbipeshën apo çdo formë tjetër bullizuese?
Marrë shkas nga ndodhitë dhe komentet e ditëve të fundit, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimini personazheve të njohur, përfshirë këtu Dojna Memën apo Fjoralba Ponarin.
“Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit mediatike, mendoj se bullizmi në rrjetet sociale po shndërrohet në mjetin më të rrezikshëm që po thellon depresionin. Rikujtoj shprehjen time të preferuar: ‘O njeri me mend hidhe në trupin tënd, në më dhëmb, të dhëmb’. Përpara se të shkatërroni dikë, mendoni si do ishit ndjerë ju apo njeriu më i dashur që keni, nëse dikush do i kishte shkruar në të njëjtën mënyrë siç bëni ju. P.s ndër të paktat herë kur ajo që shkruaj s’ka lidhje me ndonjë ngjarje timen personale”, ka shkruar Dojna në llogarinë e saj.
Ndërsa Ponari e ka quajtur këtë shoqëri hipokrite, shoqëri pa gjak, që përdor energjitë e saj për dy individë që pas disa kohësh nuk do mbahen mend, por mbyll sytë para historive si përdhunimi i një të moshuare apo dhuna makabre fizike ndaj një 3-veçareje vetëm pak ditë më parë.
Në një vorbull komentesh dhe reagimesh, pyetja e parë që na vjen në mend është: A do të mund të përmisohet dikur shoqëria shqiptare dhe trajtimi i ngjarjeve të ndryshme të marrë një rëndësi ndryshe për secilin rast?
Përgjigjen nuk e kemi akoma. Të paktën jo atë që do donim./revistawho.com