Pas largimit të Florian Agalliut, emisioni “Në shtëpinë tonë” nuk do të jetë më pjesë e ekranit të Top Channelit. Pak ditë më parë burime për “News31.al” zbuluan se duke nisur nga data 6 Janar do të startojë një emision i ri, me autore Olsa Muhameti. Ky emision do të prezantohet nga Flori Gjini së bashku me një bashkëprezantuese. Agjenti i emisionit “Thumb on” zbuloi se bashkëprezantuesja e Flor Gjinit është gazetarja e njohur Erjona Rusi.
Kujtojmë që Erjona ka eksperiencë me emisionet e mëngjesit duke qenë se ka prezantuar “Rreze dielli” në Report TV ndërsa Flor Gjini prezanton aktualisht edhe tek “E diell”.