Festivali i Këngës në Pallatin e Kongreseve do të mbahet në datat 19 dhe 20 Dhjetor. Finalja do të mbahet në datën 22 dhjetor ku edhe do të shpallet fituesi që do na përfaqësojë në Eurovision. Këngët pjesëmarrëse janë publikuar, dhe një prej tyre është kënga e Elvana Gjatës.
Kënga titullohet ‘Me tana’ dhe është pritur shumë mirë nga publiku, duke numëruar shikues të shumtë në kanalin e Youtubit. Së fundmi është publikuar dhe një pjesë e koreografisë që do të shoqërojë këngën gjatë festivalit, dhe është një koreografi tipike shqiptare.
Gazetari Eni Shehu ka shkuar për të bërë një reportazh mbi performancën e Elvanës dhe ka postuar një video të kërcimit të saj në profilin e tij të Instagramit. Elvana shihet me një shami të kuqe në duar duke kërcyer sic mund ta shihni në videon e mëposhtme: