REAGIMI EPIK/ Miriami zbulon si po e pret Ameli ardhjen në jetë të vëllait (FOTO) – AlpeGossip
REAGIMI EPIK/ Miriami zbulon si po e pret Ameli ardhjen në jetë të vëllait (FOTO)

REAGIMI EPIK/ Miriami zbulon si po e pret Ameli ardhjen në jetë të vëllait (FOTO)

Çifti shumë i dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë me një djalë. Së fundmi, në një rrëfim për ‘Revista Who’, Miriami ka folur rreth shtatzënisë së dytë, planet e karrierës, e mes të tjerash dhe si po e pret Ameli lajmin e të bërit me një vëlla.

“Ameli është ende e vogël për të kuptuar qartë se çfarë po ndodh, por me aq sa kupton është shumë e lumtur dhe pyetja e përditshme e saj është: ‘O mamiiiiiii! A do dali sot bebi se ngeli gjithë kohës në bark”, ka treguar këngëtarja mes të qeshurave dhe kjo po që është një fjali epike nga 4 vjecarja Ameli.

Zakonisht, ndodh që fëmijët të bëhen xhelozë kur një pjesëtar i ri shtohet në familje.  Miriami është shprehur se bashkë me Albanin, do mundohen t’ia bëjnë sa më të lehtë Amelisë, duke i kushtuar dhe asaj kohën e saj.

“E mendojmë çdo ditë këtë pjesë. Do përpiqemi t’ia bëjmë sa më të lehtë Amelisë duke i dedikuar edhe saj gjithmonë kohën e vet. Por besoj se këtu ne prindërit duhet të bashkëpunojmë shumë mirë. Në momentin që nëna pjesën më të madhe të kohës duhet t’i dedikohet foshnjës, babai duhet t’i qëndrojë sa më pranë fëmijës tjetër deri sa gjithçka të kthehet në normalitet dhe të vijë natyrshëm dhe jo si diçka e sforcuar”, është shprehur ajo.