Nuk i del rroga e saj, Viola Spiro ka filluar të marrë para borxh – AlpeGossip
Nuk i del rroga e saj, Viola Spiro ka filluar të marrë para borxh

Nuk i del rroga e saj, Viola Spiro ka filluar të marrë para borxh

Moderatorja shumë e pëlqyer nga publiku dhe shumë e komentuar në media e rrjete sociale, Viola Spiro ka qenë së fundmi në “Lart e poshtë” ku ka folur mbi shopping dhe mbi blerjet e shtrenjta.

Viola ka treguar se nuk është e fiksuar pas veshjeve të shtrenjta, por një herë i ka marrë borxh motrës së saj për një çantë pasi nuk i kishte dalë rroga.

“Mundohem të blej dhe gjëra të shtrenjta, por kur janë outlet ose kur ka ulje, kur është diçka që bie në sy por nuk është masive. E urrej kur janë në modë dhe mund ta blej kushdo, pasi realisht të gjithë mund të blejnë një palë atlete të shtrenjta ose një veshje të shtrenjtë sepse mund të kursejnë. Edhe unë kam kursyer. Madje kam marrë dhe para borxh motrës time për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë kështu që më duheshin ekstra”, u shpreh Viola.