Njihet si një prej deputeteve më seksi të parlamentit të Kosovës, por Duda Balje ka treguar ditën e sotme se është edhe shumë spontane.
Deputetja ka sfiduar veten si shofere dhe ka dërguar një ambulancë në një fshat të thellë të Kosovës.
Autoambulanca e dërguar në fshatin Reçan, për nevojat e këtij fshati, u mundësua nga Ministria e Shëndetësisë, por Dude duket se e ka qenë ajo që e ka ngarë drejt fshtatit.
Megjithatë, në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, deputetja e Kuvendit të Kosovës shihet pranë ambulancës, e veshur me taka.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Dude ka falënderuar ministrin Ismajli për autoambulancën që sipas saj, do përmbushë nevojat e fshatit.
Nuk mund ta imagjinojmë sa e vështirë duhet të jetë të drejtosh një ambulancë e veshur me taka, aq më shumë duke patur parasysh rrugën.