E MAHNITSHEME/ Victoria Beckham na tregoi veshjen e festave të fundvitit dhe ne ramë në dashuri (FOTO) – AlpeGossip
E MAHNITSHEME/ Victoria Beckham na tregoi veshjen e festave të fundvitit dhe ne ramë në dashuri (FOTO)

E MAHNITSHEME/ Victoria Beckham na tregoi veshjen e festave të fundvitit dhe ne ramë në dashuri (FOTO)

Nëse po mendoni si të visheni për festat e fundvitit, shikoni dhe mësoni nga Victoria Beckham.

Ajo është fotografuar në Londër, ku do të nisë punën për markën e modës, pasi refuzoi ribashkimin me grupin Spice Girls për turneun muzikor.

Fashionista ishte veshur me të kuqe nga koka te këmbët, të mërkurën në mëngjes. 44-vjeçarja dukej mjaft elegante me një golf, një fund dhe çizme të kuqe.

Ah të mos harrojmë edhe dy aksesorët e rëndësishëm, pa të cilët stilistja nuk bën dot, syzet dhe çantën tip kuletë që e mbante nën njërin krah.

 

Kjo ishte dalja e parë e saj pasi deklaroi se do të marrë pjesë absolutisht në turneun e Spice Girls në verë, pavarësisht se nuk do të këndojë.

“Absolutisht! Unë jam shumë, shumë e emocionuar për to! Ato kanë gjëra të mëdha të planifikuara, dhe unë jam duke pritur”.

Festat po afrohen dhe nëse e keni me dyshim të visheni apo jo me ngjyrat tipike festive, mos prisni më gjatë!