Të gjithë po e presin me padurim filmin më të komentuar të vitit “2 gisht mjaltë” i cili do të dalë në 28 mars në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.
“2 gisht mjaltë” do të ketë protagonistë kryesorë aktorin, moderatorin dhe producentin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren shumë të dashur nga publiku, Elvana Gjata të cilën për herë të parë do e shohim si aktore.
Vetëm 9 ditë para premierës në kinema, sot është publikuar në Youtube një video nga filmi ku shfaqet pjesa në të cilën Ermali shkon të kërkojë dorën e Elvanës tek prindërit e saj.
Shumë pak ditë na ndajnë nga “2 gisht mjaltë” kështu që nxitoni të prenetoni online ose pranë sporteleve të kinemave sepse shitjet e biletave kanë filluar.