PËR HERË TË PARË/ Ermal Mamaqi zbulon portretin ëngjëllor të Sias (FOTO) – AlpeGossip
PËR HERË TË PARË/ Ermal Mamaqi zbulon portretin ëngjëllor të Sias (FOTO)

PËR HERË TË PARË/ Ermal Mamaqi zbulon portretin ëngjëllor të Sias (FOTO)

Në muajin mars të këtij viti, aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij, Amarda Toska, u bënë prindër për herë të dytë.
Pas Joelit, Ami solli në jetë vogëlushen Sia, e cila u bë kryefjala e mediave dhe pozat e saj të ëmbla tërhoqën vëmendjen e publikut. Megjithatë, çifti vendosi t’a mbajë të fshehtë portretin e vogëlushes, të cilën e ka  zbuluar për herë të parë vetëm ditën e sotme.

Këtë të shtunë në emisionin “Xing me Ermalin”, aktori do të ketë të ftuar speciale bashkëshorten e tij, Amardën. Gjatë videos promo të emisionit, të publikuar në profilin e tij në Instagram, Ermali ka ndarë me ndjekësit edhe një ndër momentet më emocionuese të çiftit, teksa janë bërë prindër për herë të dytë.

Në një fragment të videos, aktori ka zbuluar për herë të parë portretin ëngjëllor të së bijës teksa qëndron në krahët e Amit, ndërkohë që Ermali dhe Joeli afrohen të gëzuar të shikojnë të voglën. Për më tepër, ndiqni “Xing me Ermalin” të shtunën në Tv Klan, në orën 21:40.