ZËVENDËSOHET ALMA ÇUPI NË “DANCE WITH ME”/ Ja cila bukuroshe është konkurrentja më e re (FOTO) – AlpeGossip
ZËVENDËSOHET ALMA ÇUPI NË “DANCE WITH ME”/ Ja cila bukuroshe është konkurrentja më e re (FOTO)

ZËVENDËSOHET ALMA ÇUPI NË “DANCE WITH ME”/ Ja cila bukuroshe është konkurrentja më e re (FOTO)

Vetëm një javë larg premierës së “Dance with me 5” një tjetër personazh i bashkohet pjesëmarrësve.

Bëhet fjalë për Anjeza Majën, moderatoren e suksesshme e cila para pak kohësh konfirmoi largimin e saj nga Top Channel ku ajo drejtonte emisionin “Në shtëpinë tonë”. Këtë verë e pamë edhe në klipin e Klajdi Harunit e Brunos- “Mbase”. Mesa duket kërcimi është sfida e radhës për të.

Ajo do të jetë partnerja e Romeo Veshaj-t, aktorit të “Al Pazar”. Kështu ajo do të zëvëndësojë Alma Çupin, por arsyeja pse ka ndodhur ky ndërrim në moment të fundit ende nuk dihet.

Ndërkohë Alma do të jetë sërish në TV Klan, pasi ka nisur udhëtimet në Afrikë për emisionin “Check in” që është në formën e një dokumentari udhëtimesh.

View this post on Instagram

Mauritius. Ne plazhin e qejfit @checkin.tvklan

A post shared by Alma Cupi (@almacupi_histori_shqiptare) on