Konfirmohet largimi i rradhës nga “Top Channel”/ “Klan” i merr armën e fortë “Portokallisë” (FOTO) – AlpeGossip
Konfirmohet largimi i rradhës nga “Top Channel”/  “Klan” i merr armën e fortë “Portokallisë” (FOTO)

Konfirmohet largimi i rradhës nga “Top Channel”/ “Klan” i merr armën e fortë “Portokallisë” (FOTO)

“E diela shqiptare” do të vijë në ekranin e televizionit “Klan” me një skenografi tërësisht të re, si dhe shumë ndryshime në rubrika.

Një risi e emisionit është rubrika “B.E Caffe” me tre aktorët Bes Kallaku, Erion Isai si dhe Olsi Bylyku.

Mediat dhanë lajmin se skuadrës së tyre i është bashkuar edhe skenaristi Vangjel Kozma, por lajmi u hodh poshtë nga aktori Florjan Binaj i cili shfaqte në një foto të gjithë stafin e “Portokallisë”, së bashku me skenaristin, duke paralajmëruar nisjen e sezonit të ri.

Mirëpo burime për “iconstyle.al” kanë konfirmuar se skenaristi Vangjel Kozma ka braktisur përfundimisht “Portokallinë” dhe i është bashkuar televizionit “Klan”. Ai do të ketë rolin e skenaristit të rubrikës “B.E Caffe” në emisionin “E diela shqiptare”, ku përreth 1 orë do të realizojnë skeçe humoristike si dhe do të ketë të ftuar personazhe nga bota e njohur e ekranit dhe showbiz-it.

Emisioni do të ketë një frymë tërësisht ndryshe nga ajo e “Portokallisë”, pasi aktorët nuk do të vishen nën petkun e personazheve por do të jetë një humor i nisur nga përditshmëria.