Çfarë mendon një lesbike shqiptare kur shikon një penis: Ai ishte një… (VIDEO) – AlpeGossip
Çfarë mendon një lesbike shqiptare kur shikon një penis: Ai ishte një… (VIDEO)

Çfarë mendon një lesbike shqiptare kur shikon një penis: Ai ishte një… (VIDEO)

Ok si fillim të sqarojmë diçka: ajo nuk e sheh fare! Vajza që iu drejtua inbox-it të Anabelit, për të ndarë eksperiencën e saj është lumturisht e lidhur me një vajzë tjetër, prej gati dy vitesh. Dhe ndërkohë që është ende duke njohur seksualitetin dhe trupin e saj, një gjë është e sigurt: penisi nuk bën për të.

Lidhja e saj e parë ishte me një djalë. Ai ishte naiv ‘i ziu përpiqej shumë’, tregon ajo kur kujton përpjekjet e tij për t’i dhënë një seks oral të kënaqshëm pasi ulej për katër sekonda aty poshtë dhe pastaj ngrinte kokën si urith duke i kërkuar aprovim ‘hëë mirë ëëë’ dhe merrte si përgjigje ca pasthirrma kënaqësie: ‘Ohh po, jepi’.

Kaq ishte.

Ky ishte dhe momenti që ajo kuptoi se kishte të tjera preferenca dhe penisi i përngjason me një makth të largët.

“Unë nuk kam parë asnjëherë një penis. Edhe kur shkoja me ish-të dashurin tim, nuk ia pashë asnjëherë. Mbylla sytë, shikoja derën, tavanin, perdet, thonjtë e mi. Seksin oral s’e diskutoja fare.”

Vite pas ndarjes nga i dashuri i saj i gjimnazit dhe pas disa përvojash me vajza të tjera, 25-vjeçarja tregon se vetëm ideja e një penisi ‘e kontrakton’. “Më mbyllen këmbët aq fort sa mund të më zërë ngërçi.”

Megjithatë diçka e tillë ndodh vetëm kur ia imponon idenë e një penisi, nëse diçka e tillë ka kuptim. Me vullnet të lirë në website pornografike mund të kërkojë video me lesbike, treshe me një djalë të përfshirë, seks në grup ose bukaki (google it).

Megjithatë ajo këmbëngul se diçka e tillë nuk ka të bëjë me faktin se një penis nuk është tërheqës apo ndjellës, por për sa kohë nuk tërhiqet mendërisht dhe emocionalisht nga një djalë, rrjedhimisht nuk tërhiqet as fizikisht prej tij.