Eh ç’burrë: I pi qumështin të shoqes për ta shpëtuar nga infeksioni – AlpeGossip
Eh ç’burrë: I pi qumështin të shoqes për ta shpëtuar nga infeksioni

Eh ç’burrë: I pi qumështin të shoqes për ta shpëtuar nga infeksioni

Çifti i aktorëve Kristen Bell dhe Dax Shepard u bënë prindër të një vajze para katër vitesh dhe janë treguar gjithmonë të hapur për sfidat e prindërimit. Kristen dhe Dax janë gjithmonë aty për njëri-tjetrin dhe një episod e ndanë me të gjithë.

Gjatë një episodi të Momsplaining, një seriali online të Kristen, ajo foli për vështirësitë e ushqyerjes me gji. Gjatë bisedës me aktoren Katie Lowes, Kristen zbuloi se vuante nga mastiti kur solli në jetë vajzën e dytë. Mastiti është një infeksion i dhimbshëm i cili shkaktohet nga enë të bllokuara qumështi ose nga baktere në thithkë.

Kur ndodhi kjo, Kristen sapo e kishte hequr të bijën nga gjiri dhe një enë qumështi iu bllokua. Çifti s’mund të thërriste një mjek dhe duhet të gjenin një zgjidhje shpejt.

“I thashë tim shoqi. Kam nevojë që ti ta thithësh këtë. Mund ta diskutojmë, mund të jetë e çuditshme, ose mund të vazhdosh dhe të thithësh,” tha Kristen.

Dhe Dax, si burrë shembull që është, bëri ç’ishte e nevojshme për të shpëtuar të shoqen nga infeksioni.

“Mori një gotë, nxorri gjoksin. Nga njëra anë nxirrte qumështin, nga ana tjetër e pështynte në gotë. S’kam qenë kurrë më e dashuruar se aq.”