THANË SE KA PROBLEME TË SHËNDETIT MENDOR/ Fjolla Morina përfundon në spital? – AlpeGossip
THANË SE KA PROBLEME TË SHËNDETIT MENDOR/ Fjolla Morina përfundon në spital?

THANË SE KA PROBLEME TË SHËNDETIT MENDOR/ Fjolla Morina përfundon në spital?

Prej disa kohësh Fjolla Morina është në qendër të vëmendjes për shkak të disa postimeve të çuditshme që bën në rrjetet e saj sociale. Ajo herë pas here bën akuza të forta për disa persona të njohur, duke thënë se janë pjesë e krimit të organizuar.

Media në Kosovë ‘n’ZOOM’ bën me dije se Fjolla u shtrua mbrëmjen e djeshme. Nuk dihet se me kë po qëndron vajza e saj e vogël, tashmë që Fjolla është në spital. Ndërsa që nga dita e djeshme, Morina nuk ka postuar asgjë në ‘Instagram’

Ndërkohë kujtojmë se nëna e saj, Selvete Rexha, ka reaguar pak ditë më parë në lidhje me gjendjen e rëndur të së bijës. Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës.

Gjithashtu Selvete Rexha ka shtuar se është ndjerë e rrezikuar nga ajo dhe për këtë arsye ka katër muaj që është larguar nga shtëpia e Fjollës.