Duke qenë një prej femrave më joshëse të ekranit shqiptar, është e natyrshme që moderatorja Ilda Bejleri të ketë adhuruesë të shumtë që tentojnë ta bëjnë për vete.
Për këtë çështje, ajo foli së fundmi në emisionin “Xing me Ermalin” ku rrëfeu se si e ngacmojnë fansat në rrjetet sociale.
“Ka të çmendur plot. Janë ata që shkruajnë hartime, që shkruajnë përditë: ‘Po të pres këtu, të pres aty aty’. Njëri më tha: ‘Kam ardhur në Tiranë, të pres në filan vend’. Vazhdojnë kështu me të vetën edhe pse ti nuk i kthen përgjigje.”-rrëfeu Bejleri.