“NE SHQIPTARËT BOLL E KEMI…”/ Këngëtari i njohur reagon pas kritikave ndaj Capital T për heqjen e kryqit në videoklip – AlpeGossip
“NE SHQIPTARËT BOLL E KEMI…”/ Këngëtari i njohur reagon pas kritikave ndaj Capital T për heqjen e kryqit në videoklip

“NE SHQIPTARËT BOLL E KEMI…”/ Këngëtari i njohur reagon pas kritikave ndaj Capital T për heqjen e kryqit në videoklip

Reperi i dashur për publikun, Capital T, është përballur së fundmi me disa kritika nga fansat e tij në lidhje me videoklipin e këngës “Buzëqeshje”, që është xhiruar në qytetin e Shkodrës.

Fansat e reperit vunë re se ishte hequr kryqi sipër Kishës së Madhe. Komentet negative ishin të shumta, gjë që solli dhe reagimin e Capital, i cili pranoi gabimin në montazh, por sqaroi se nuk ishte bërë me qëllim

Lidhur me këtë ka reaguar edhe këngëtari i njohur, Mateus Frroku, i cili i ka dalë në mbështetje kolegut të tij. Përmes një postimi në profilin e “Instagram”-it, ai shkruan se vlerëson faktin se reperi pranoi keqkuptimin ndërsa shton se publiku nuk duhet të marrë mesazhin e gabuar nëpërmjet muzikës.

“Ne shqiptarët boll e kemi djeg shpirtin...”/

“Por jam kundër që nëpërmjet artit publiku të marrë mesazhin e gabuar. Pata një bisedë private me @truekapo dhe e vlerësoj shumë komunikimin me të. HITMAN je dhe atëherë kur me përulësi pranon një keqkuptim të krijuar edhe pse pa dashjen tënde.

PS: Ne shqiptarët boll e kemi djeg shpirtin tonë duke shkatërruar dhe prishur kisha dhe xhamia. Është koha që të gjithë bashkë të mbrojmë kulturën dhe harmoninë fetare”, ka shkruar Mateus në postimin e tij.