NGA TITULLI TE DATA E PUBLIKIMIT/ DETAJET nga kënga e Dhuratës dhe Noizyt (VIDEO) – AlpeGossip
NGA TITULLI TE DATA E PUBLIKIMIT/ DETAJET nga kënga e Dhuratës dhe Noizyt (VIDEO)

NGA TITULLI TE DATA E PUBLIKIMIT/ DETAJET nga kënga e Dhuratës dhe Noizyt (VIDEO)

Prej gati 2 vitesh, Dhurata Dora dhe Noizy përfliten për një bashkëpunim mes tyre. Në vitin 2019-të nisën dyshimet e para se dy këngëtarët kishin bashkuan forcat me njëri-tjetrin për një duet. Një foto e tyre e përbashkët bëri xhiron e rrjetit, por asgjë nuk u lançua gjatë atij viti nga Noizy dhe Dhurata.

Më pas fansat shpresuan se do të sillnin diçka verën e vitit të shkuar, por as kjo nuk ndodhi. Më vonë në shtator Noizy konfirmoi zërat për bashkëpunim në emisionin “NIN”, duke u shprehur se do të publikonte një këngë me Dorën. Dhe duket se më në fund momenti i duetit ka ardhur dhe fansave nuk do ju duhet të presin e shumë.

Para pak ditësh, Dhurata dhe Noizy ndezën sërish shpresat e fansave duke publikuar foto nga i njëjti vend. Ata u shfaqën në një hapësirë të hapur, rrethuar me lule dhe në sfond dallohet një ngjyrë vjollcë.

Bëhuni gati”, ka shkruar Dhurata përkrah fotos së saj duke paralajmëruar një projekt të ri.

Po ashtu Noizy shkruan në postimin e tij: “A jeni gati për çka po vjen?”.

E mesa duket pritjes së fansave i ka ardhur fundi pasi projekti mëi ri i dyshes do tëpublikohet nesër në orën 23:59 nën titullin “Mi Amor”.

S’ka asnjë dyshim se me një bashkim të tillë forcash, kënga do të jetë një ndër hitet verore.