KORONAVIRUS/ A janë të rrezikshëm thonjtë e gjatë sot? – AlpeGossip
KORONAVIRUS/ A janë të rrezikshëm thonjtë e gjatë sot?

KORONAVIRUS/ A janë të rrezikshëm thonjtë e gjatë sot?

Zakonisht, një takim te estetistja e thonjve të relakson, por sot, kur koronavirusi është më pranë se kurrë, mos ndoshta thonjtë e gjatë duhet të na kthehen në shqetësim?

“Thonjtë e gjatë nuk janë idealë gjatë përhapjes së virusit thjesht sepse duan më shumë kohë të pastrohe,” thotë Dr. Niket Sonpal, gastroenterolog dhe profesor në Touro College. “Njerëzit harrojnë që duhet të lajnë imtësisht edhe nën thonj pasi aty ndodhet shumica e baktereve dhe papastërtive.”

Virusi, i cili e pati origjinën në Wuhan, Kinë, mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë. Sot u konfirmuan dy rastet e para. Deri më tani (9 mars) janë infektuar më shumë se 110 mijë njerëz, kanë vdekur mbi 3800 dhe janë shëruar mbi 62 mijë.

Virusi kalon nga njëri njeri te tjetri përmes rrugëve të frymëmarrjes, pra nëse një bartës tështin, kollitet apo i qëndron shumë pranë dikujt. Këto pikla bëjnë kontakt me gojën ose hundën dhe gjejnë rrugën drejt mushkërive.

Gjithashtu, mund të sëmureni me COVID-19 duke prekur një objekt ose një sipërfaqe që ka virus dhe më pas duke prekur hundën, gojën ose sytë. Sidoqoftë, kjo s’është mënyra primare e transmetimit të virusit.

Prandaj është shumë e rëndësishme larja e duarve. E vetmja mënyrë për t’u mbrojtur është larja e rregullt e duarve, shmangia e prekjes së fytyrës dhe ruajtja e distancës nga të tjerët.

Për njerëzit me thonj të gjatë, sigurohuni të lani duart me sapun për 20 sekonda, por shtoni edhe kohën që ju duhet për të pastruar me kujdes nën thonj. Mund të infektoheni kur kruani hundën apo fërkoni syrin.

Këshillohet që gjatë kësaj periudhe, thonjtë të mbahen të shkurtër dhe të prihen rregullisht. Gjithashtu, mund pastroni kutikulat pasi shërbejnë si barrierë ndaj baketereve dhe infeksioneve.

Jashtëzakonisht me rëndësi është mos ngrënia e thonjve pasi i fut bakteret dhe me gjasë virusin, menjëherë në gojë.