“KËNGA E JETËS…”/ Kejsi Tola zbulon historinë e veçantë të krijimit të këngës “Më ke mua – AlpeGossip
“KËNGA E JETËS…”/ Kejsi Tola zbulon historinë e veçantë të krijimit të këngës “Më ke mua

“KËNGA E JETËS…”/ Kejsi Tola zbulon historinë e veçantë të krijimit të këngës “Më ke mua

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon my French” ka qenë artistja e njohur, Kejsi Tola. Këngëtarja ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj dhe suksesin në fushën e muzikës.

Muzika mendoj që është e bukur në të gjitha format e veta patjetër pa tejkaluar personazhet e caktuar që këndojnë muzikë të caktuar. Personi nuk duhet të lëvizë shumë nga gjëja e vet sepse ka disa gjëra të cilat unë nuk mundem dot t’i bëj. Si dikush tjetër bën muzikë komerciale dhe e bën ashtu si duhet se e di.

Kënga “Më ke mua” këndohet më shumë?

Po. Unë e kam thënë edhe tek postimi që kam bërë kur ka dalë kënga në YouTube dhe kudo që e kam ndjerë. Në fakt historia e “Më ke mua” është se ka qenë një këngë tjetër për t’u kënduar unë kam qenë në Festival në “Kënga Magjike” atëherë dhe kur po punoja për të bërë këtë këngën kisha diçka tjetër në dorë dhe e dëgjuam pastaj shkoj në studio dhe më thotë Flori “Shiko kam edhe një gjë tjetër mos do ta dëgjosh dhe pastaj të zgjedhësh ti kush të rri më mirë”. Thashë okej kjo. Kishte vetëm një strofë. Kjo ka qenë historia e “Më ke mua” dhe pastaj tek postimi që kam bërë e kam kuptuar sepse teksti ishte i tillë, refreni ishte ashtu. Sigurisht që ndonjëherë këngët janë pak fat që diçka shkon më mirë. Me këtë këngën e dija që do të ishte kështu dhe në atë kohë kam thënë që është kënga e jetës sepse është një këngë që do të më përfshijë gjithmonë dhe do përfshijë këdo në një moment të mirë ose të keq. Por edhe kur t’i ke nevojë për dikë mund të thuash “Më ke mua”.