ENDET RRUGËVE/ Njihuni me vëllain e pastrehë të këngëtares së njohur (FOTO) – AlpeGossip
ENDET RRUGËVE/  Njihuni me vëllain e pastrehë të këngëtares së njohur (FOTO)

ENDET RRUGËVE/ Njihuni me vëllain e pastrehë të këngëtares së njohur (FOTO)

Në mediat ndërkombëtare po bën xhiron historia e pazakontë e një të pastrehu. Është fjala për vëllain e këngëtares me famë botërore Madonna. Ndonëse ajo është një ndër femrat më të pasura në botë, vëllai i saj Anthony Ciccole endet prej 7 vitesh në rrugët e Mishiganit.

Anthony ka pasur probleme me alkoolin dhe shpeshherë ka akuzuar të motrën se nuk kujdeset për të.

‘Unë jam një turp për ta. Edhe nëse vdes nga i ftohti, ata s’kanë për t’u interesuar. Babai im do ishte i lumtur nëse do vdisja dhe nuk shqetësohen për mua. Ajo nuk më ka dashur kurrë (Madonna), as unë nuk e kam dashur. Nuk e donim njëri-tjetrin”, është shprehur i pastrehu.

Ndërsa siç raportojnë mediat e huaja vëllai tjetër i këngëtares Christopher ka bërë me dije se e kanë rikthyer vëllain e pastrehë në familje dhe se ai po merr veten.