U KAP ME DROGË NË MAKINË/ Reperi shqiptar dënohet me 5 muaj burg me kusht dhe 1200 euro gjobë (FOTO) – AlpeGossip
U KAP ME DROGË NË MAKINË/ Reperi shqiptar dënohet me 5 muaj burg me kusht dhe 1200 euro gjobë (FOTO)

U KAP ME DROGË NË MAKINË/ Reperi shqiptar dënohet me 5 muaj burg me kusht dhe 1200 euro gjobë (FOTO)

Këngëtari Fero (Feronit Shabani) është dënuar këtë të enjte nga Gjykata Themelore në Prishtinë me pesë muaj burgim me kusht dhe 1200 euro gjobë, për posedim të 13.5 gram lëndë narkotike të llojit marijuanë. Megjithatë, sipas aktgjykimit të shpallur sot, Fero nuk do ta kryejë dënimin me burg në rast se ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi bëri me dije se Shabani do të paguajë edhe tarifën prej 20 eurosh për padinë gjyqësore, si dhe atë prej 30 eurosh për fondin e kompensimit të viktimave. Në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 20 shkurt, Fero pohoi se ndonëse ka qenë përdorues i mëhershëm i marijuanës nuk ka përdorur më substanca të tilla që nga 25 qershori i vitit të kaluar që është ndaluar nga policia teksa po i jepte automjetit tip “VW Toureg”.