“DO T’IA DILNI”/ Aurela Gaçe bën dedikimin emocionues për fëmijët e sëmurë (FOTO) – AlpeGossip
“DO T’IA DILNI”/ Aurela Gaçe bën dedikimin emocionues për fëmijët e sëmurë (FOTO)

“DO T’IA DILNI”/ Aurela Gaçe bën dedikimin emocionues për fëmijët e sëmurë (FOTO)

Gjithçka është e mundur nëse ndihmojmë njëri-tjetrin dhe këtë mesazh na përcollën këta fëmijë që po arrijnë të fitojnë betejën me sëmundjet.

Aurela Gaçe ndau me ndjekësit e saj dy lajme të gëzuara nga prindërit e dy fëmijëve, të cilët falenderojnë të gjithë ata që kanë kontribuar për kurimin e tyre.

“Miq, nuk është kërkesë për ndihmë. Është falenderim që bëjnë familjet. Këtu në këtë faqe e kudo ku prindërit kanë mundur të kërkojnë ndihmë, thirrja e klithma e prindit ka arritur të dëgjohet nga ju e sot doja vetëm t’ju lajmëroja se fëmijët po ia dalin”, nis postimin e saj këngëtarja.

Ajo publikoi në Instagram disa foto të dy fëmijëve, të cilët ndodhen në spital, por po arrijnë të mposhtin sëmundjet.

“Falë ndihmës e falë atyre njerëzve qe kanë kontribuar diçka e mirë ka ndodhur, e ky është një lajm kaq i bukur. Më i bukuri për prindin teksa sheh fëmijën duke luftuar e duke ia dalë. Ju do t’ia dilni vogëlushë luftëtarë. Ta dini se keni me vete shumë lutje, shumë njerëz që edhe pse nuk ju njohin personalisht, dëshirojnë t’ju shohin vetëm të buzëqeshur e të jetoni jetën”, vazhdon më tej në postimin e saj Aurela.

View this post on Instagram

Miq, nuk eshte kerkese per ndihme. Eshte falenderim qe bejne familjet. Ketu ne kete faqe e kudo ku prinderit kane mundur te kerkojne ndihme, thirrja e klithma e prindit ka arritur te degjohet nga ju e sot doja vetem t'ju lajmeroja se femijet po i ja dalin. 💪💪💪💪💪💪. Familjet e femijeve shpesh me mbajne ne korrent me ecurinë e femijeve ne spital, me nderhyrjet qe bëjnë . Ata tregojnë se femijet po perparojnë dhe une nuk do te doja ti mbaja per vete keto lajme, e as falënderimet sepse falë ndihmes e falë atyre njerzve qe kanë kontribuar , dicka e mire ka ndodhur e ky eshte nje lajm kaq i bukur. Më i bukuri per prindin teksa sheh femijën duke luftuar e duke i ja dalë. . FALENDERIME PER TE GJITHE JU QE KENI REAGUAR E NDIHMUAR. EDHE PER ATA QE ME SHPIRT JANE LUTUR…TE VAZHDOJME TA BEJME 🙏🙏🙏🙏🙏 #SirdiPambuku . #pehermesin @silvana_bogdani Ndihma juaj ka qene edhe per nje vajze 5 vjecare qe i duhej proteze ne sy , e babai i saj na lajmeroi se i ja doli. . Si prind lutem qe asnje femije te mos vuaje kurre. Ju do i ja dilni vogelushe luftetare . Ta dini se keni me vete shume lutje ,shume njerez qe edhe pse nuk hu njohin personalisht, deshirojne t'ju shohin vetem te buzeqeshur e te jetoni jetën. ZOTI JU BEKOFTE

A post shared by Faleminderit Zot (@aurelagaceofficial) on