NUK FLASIN ME NJËRI TJETRIN/ Eni Shehu sqaron si ndodhi sherri me Nevinën – AlpeGossip
NUK FLASIN ME NJËRI TJETRIN/ Eni Shehu sqaron si ndodhi sherri me Nevinën

NUK FLASIN ME NJËRI TJETRIN/ Eni Shehu sqaron si ndodhi sherri me Nevinën

E ftuar së fundmi në emisionin “Një ditë me Dojnën”, moderatorja Nevina Shtylla bëri deklaratën e papritur duke treguar se Eni Shehu, moderatori me të cilin prezantoi një sezon të tërë të ‘Jo vetëm modë’, i ka bërë bllok.

E pyetur nga Dojna pse ajo nuk e ndjek Enin në Instagram, Nevina ka thënë duke qeshur: “Më ka bërë bllok.”

Ditën e sotme, Eni Shehu ka reaguar pas deklaratës së Nevinës, duke sqaruar njëherë e mirë situatën mes tyre. Sipas ‘Class’, moderatori ka treguar se nuk ka pasur kurrë momente shoqërore me Nevinën.

“Me Nevinën nuk kemi ndarë kurrë momente shoqërore. Kemi bashkëpunuar dhe kemi qenë kolegë korrekt, por miqtë secili i zgjedh sipas dëshirës, edhe në rrjetet sociale.”- ka thënë ai.