Aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari, e ka nisur ditën duke thyer një prej rregullave të shtëpisë së “Big Brother Albania VIP 2”.
“Vëllai i Madh” e çoi të jetonte në rulotë, pasi Zhaklina e përzgjodhi bashkë me Armaldon. Rregulli strikt në kamper është ndalimi i daljes nga rrethimi, pa e lejuar “Vëllai i Madh”.
Olta përdori tualetin pasi nisi ditën sot, por e bëri duke shkuar në ambientet e brendshme të shtëpisë. Në vazhdim do të bëhet i ditur dhe vendimi i “Vëllait të Madh” për këtë episod.