“KEMI NDARË NJË KREVAT BASHKË”/ Andi përballet me Jasminën: Kam reflektuar… – AlpeGossip
“KEMI NDARË NJË KREVAT BASHKË”/ Andi përballet me Jasminën: Kam reflektuar…

“KEMI NDARË NJË KREVAT BASHKË”/ Andi përballet me Jasminën: Kam reflektuar…

Andi dhe Jasmina janë përballur mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime”. Jasmina kishte ardhur nga Anglia vetëm e vetëm për të sqaruar gjithçka me Andin, në përballjen e kërkuar nga vetë ai.

Ish-konkurrentja tha se Andi e ka mohuar gjithmonë lidhjen e tyre, ndonëse ato kanë ndarë dhe një krevat bashkë. Nga ana tjetër, Andi u shpreh se kanë qenë në njohje e sipër.

Andi: Kam reflektuar, kanë kaluar gjithë ato muaj.

Jasmina: Të kanë rënë içik followersat.

Andi: Në intervista ke fol gjëra pa lidhje. Ke thënë që kam qenë ai që të kam shfrytëzuar për vëmendje dhe se e ke një këshillë për mua që të jem vetvetja dhe do më ecë më mirë në jetë. Ça ke dashur të thuash?

Jasmina: Një person që është i shtirur kur i thua që bëhu vetëvetja do të thotë që unë kam njohur një pjesë tjetër jashtë dhe që ti duhet ta tregosh. Ti ke thënë që ne nuk kemi qenë kurrë të lidhur bashkë.

Andi: Po de

Jasmina: Vërtetë? Sepse nëse thua këtë dhe për ne që kemi ndarë një krevat bashkë, i bie që për të gjitha dyshimet që unë kam pasur, ti je perfekti për ta mbajtur sekrete një marrëdhënie, sepse të ndash krevatin me dikë nuk do të thotë të jeni “shokë”. Pse e do sqarimin? Shoku im nuk mund të jesh me mua. Pse i do sqarimet për një marrëdhënie që kurrë nuk i kemi pasur?

Andi: Ka qenë njohje e sipër që e kemi nda një krevat

Jasmina: Ti je shembulli perfekt kur janë dy të martuar dhe ti je i treti, je perfekti sepse thua unë me atë nuk kam pasur kurrë asgjë, ashtu sic the dhe për mua. Kurrë asgjë nuk kam pasur me Jasminën.

Andi: Një marrëdhënie është kur dy persona bien dakord që…

Jasmina: Po moj zemër, marrim laps e letër, ti do bësh këtë sot, këtë nesër. Një marrëdhënie është ku ti përfshihesh. Pse ishte aq e rëndësishme ta mohoje? Pse duhet të vish këtu pas kaq muajsh se këtë nuk kuptoj?

Andi: Kam reflektuar dhe ja ku jam tani. S’kam pas besim total te ti, ta nxë frymën deri në fund. Nuk merrem me lojëra fëmijësh unë si ty. E ke shfrytëzuar pjesën tjetër sikur Andi kështu kështu. Ti komunikimin zero e ke.