Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari i japin fund beqarisë këtë verë? Zbulohen detajet e dasmës – AlpeGossip
Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari i japin fund beqarisë këtë verë? Zbulohen detajet e dasmës

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari i japin fund beqarisë këtë verë? Zbulohen detajet e dasmës

Lori Hoxha, blogerja e njohur shqiptare është kujdesur gjithmonë që jeta e saj personale të mos bëhet pjesë e mediave rozë. Mirëpo fansat janë aq kuriozë për të saqë çdo detaj sado i vogël rreth jetës së saj private përbën lajm.

Prej gjashtë vitesh Lori është në një lidhje dashurie me Vis Bajraktarin, me të cilin nuk ka pothuajse asnjë foto në rrjetet sociale. Mirëpo për çudinë e të gjithëve, ndërsa ne po prisnim dasmën e Sarës dhe Ledionit, këtë vit do të kurorëzohet me martesë Lori me Visin.

Sipas një burimi për gazetën “Dita” ceremonia martesore do të zhvillohet në fund të muajit korrik, në një nga kështjellat pranë liqenit të Komos. Sipas këtij burimi, është parashikuar që festimet të zgjasin një javë dhe në dasmën e tyre do të ketë shumë figura të njohura shqiptare, miq, të afërt dhe familjarë të çiftit.

Me sa duket kjo do të jetë dasma e viti dhe ne të gjithë jemi kurioz për të zbuluar detajet e tjera. Megjithëse kjo dasmë na duket disi e dyshimtë sepse vetëm 1 vit më parë Lori në një intervistë është shprehur se martesa nuk është aspak në planet e saj.