“MËSONI TË DONI DJEM, SEPSE ËSHTË GJËJA MË E BUKUR NË KËTË BOTË”/ Ndahet çifti i famshëm i showbizit.. (FOTO) – AlpeGossip
“MËSONI TË DONI DJEM, SEPSE ËSHTË GJËJA MË E BUKUR NË KËTË BOTË”/ Ndahet çifti i famshëm i showbizit.. (FOTO)

“MËSONI TË DONI DJEM, SEPSE ËSHTË GJËJA MË E BUKUR NË KËTË BOTË”/ Ndahet çifti i famshëm i showbizit.. (FOTO)

Gjithçka ka përfunduar mes dyshes, Belen Rodriguez dhe Andrea Iannone.

Ajo që i dha fund lidhjes ishte vetë showgirl-i, e cila me sa duket nuk është shtazënë dhe nuk po pret një fëmijë të dytë.

Lajmi u botua sot nga “Chi”, ku në fakt, ishte shkruar se marrëdhënia kishte përfunduar menjëherë pas verës, me dëshirën e bukuroshes argjentinase.

Pasioni që i bëri bashkë Belen dhe Iannone gjatë pushimeve në Ibiza dhe dëshira për t’u lidhur sërish së bashku, si një çift, duket të jetë një kujtim i largët.

Nuk dihet nëse kjo ndarje është pjesë e ndonjë krize, apo përfundimtare. Ajo u ka thënë miqve se kjo nuk do të jetë e vetmja krizë që do të kalojë në jetën e saj.

Ndërkohë, Iannone, shkroi në Instagram:

“Mësoni të doni djem, sepse është gjëja më e bukur në këtë botë”.

A është ky një mesazh i koduar për Rodriguez?

Tani që Belen është single, fansat kanë nisur të shpresojnë nëse do të ketë një ribashkim mes Rodriguez dhe Fabrizio Corona. Nga ana tjetër, ata nuk e kanë fshehur kurrë se ende janë shumë afër njëri-tjetrit dhe kjo, në një mënyrë apo një tjetër, gjithmonë u ka dhënë shpresa fansave.