NUK JANË MËSUAR ME PAMJEN E RE/ Komentuesit i “vërsulen” Fifit: Paske vdekur për një çik vëmendje, na bëje moral – AlpeGossip
NUK JANË MËSUAR ME PAMJEN E RE/ Komentuesit i “vërsulen” Fifit: Paske vdekur për një çik vëmendje, na bëje moral

NUK JANË MËSUAR ME PAMJEN E RE/ Komentuesit i “vërsulen” Fifit: Paske vdekur për një çik vëmendje, na bëje moral

Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Filloreta Raçi, apo siç e njohim të gjithë Fifi është një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar.
Fifi ka humbur shumë kilogramë, por si duket ende ndjekësit e saj nuk janë mësuar me pamjen e re.
Së fundmi këngëtarja ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet e veshur me një fustan të zi, ku bien në sy format trupore dhe ndryshimi që ajo ka bërë. Por edhe pse Fifi duket vërtetë bukur kështu, duket se ndjekësit nuk janë të ‘kënaqur’.
Në postimin e këngëtares nuk kanë munguar komentet ata që e kanë komplimetuar dhe ata që janë shprehur se këngëtarja është dobësuar për vëmendje.“Fifi paska vdekur për një çik vëmendje.

Dilje dhe na bëje moral pale”“Ti thoshe se kan mem dasht qeshtu trashja hiq, pse u dobsove tash”“Tash ke zan mos mem pëlqyr”. Janë këto disa nga komenetet e ndjekësve.fifi_3.pngfifi_2.pngfifi_1.png