Monika Lubonja flet për herë të parë pas dorëheqjes: Më tradhëtuan, ishte e organizuar për të… – AlpeGossip
Monika Lubonja flet për herë të parë pas dorëheqjes: Më tradhëtuan, ishte e organizuar për të…

Monika Lubonja flet për herë të parë pas dorëheqjes: Më tradhëtuan, ishte e organizuar për të…

Monika Lubonja u largua nga drejtimi i Qëndrës Kulturore Kombëtare të Fëmijëve, në muajin maj pas akuzave për korrupsion. Ishte emisioni investigativ “Boom” që denoncoi për tre ditë me rradhë korrupsionin dhe abuzimet në Qëndrën Kulturore Kombëtare të Fëmijëve. Sipas emisionit, repertori i shfaqjeve të Teatrit të Kukullave shitej për interes të aktiviteteve private si dhe kushtet e sigurisë në Teatrin e Kukullave vinin në rrezik fëmijët. E ftuar në një bisedë me gazetaren Rudina Magjistari, Monika Lubonja foli për herë të parë për largimin si drejtuese e Qëndrës Kulturore Kombëtare të Fëmijëve.

“Video ishte një fallcë. Ne japim salla me qera dhe ne autorizojmë personin dhe të dhënat, shkojnë në thesarin e shtetit. Dhe zonja erdhi një herë, dy herë, pesë herë. Zonjës iu kërkua letërnjoftimi dhe u dyshua se diçka nuk shkonte sepse gjithmonë gjente një justifikim për tu larguar. Telefonata është zhvilluar përmes përgjegjëses së seksionit. Këto televizione se kuptojnë se askush s’ka të drejtë të punojë të shtunën dhe të dielën. Ne nuk pamë as zonjën, as shfaqjen e për cfarë ta dënoja shefen kur nuk kisha shfaqje. Ishte një farsë për të goditur mandatin tim të dytë. Nuk dua të bëhem e vogël e të merem me ato persona që aq e kanë gamën, por lanë një impakt të keq te gjithë njerëzit.” – tregoi Monika Lubonja.

Sipas saj, xhelozia e dy punonjësve të institucionit QKKF, për sukseset e saj si drejtuese ishin shkaku kryesor i organizimit të asaj farse.

“Rudinë, unë jam artiste dhe jam një njeri i lirë dhe kur bëj vepra jashtëzakonisht të bukura si ekpozita fëmijësh dhe sigurisht të tjerët bëheshin xheloze. Mua nuk më vjen keq. Dorëheqjen e dhashë me dinjitet të plotë dhe madje Ministrja e Kulturës më kërkoi të mos jap dorëheqjen sa të qartësohet. Por unë nuk mund të bëj art, në një vend që vendosen përgjuesa. Hetimet u mbyllën për mungesë provash” – përfundoi Monika Lubonja.