PORTRETI FAMILJAR/ Sara dhe Ledioni pozojnë me dy fëmijët – AlpeGossip
PORTRETI FAMILJAR/ Sara dhe Ledioni pozojnë me dy fëmijët

PORTRETI FAMILJAR/ Sara dhe Ledioni pozojnë me dy fëmijët

Në tetor, Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të dytë. Sara solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Roman. Bashkë me dy djemtë, London Noorin dhe Romanin, çifti kanë udhëtuar së fundmi jashtë vendit. Nga pushimet e tyre, Sara ka postuar një foto ku për herë të parë ata shfaqen të katërt. Sara, Ledioni dhe London Noori janë duke pozuar para kamerës ndërsa Romani ndodhet në karrocë. “Gjithmonë duke admiruar jetën që kemi ndërtuar”, është përshkrimi që Sara i ka vendosur kësaj fotoje.

Një koment epik ka bërë Lori Hoxha e cila shkruan: “Kam nevojë ta di çfarë ka veshur Roman”.