Khloe Kardashian solli në jetë fëmijën e saj të parë të quajtur, True.
Mes motrave ajo zgjodhi Kim Kardashian për ta pagëzuar të bijën. E pyetur se përse bëri këtë zgjedhje, Khloe u shpreh se Kim është ajo që kujdeset më shumë për të.
“Ndihem sikur gjatë shtatzënisë tim Kim e harroi veten e saj. Ajo u mundua që unë të jem mirë, të dukem mirë dhe të kem më të mirat. Ajo është shumë e sigurtë për jetën e saj, ndaj do të jetë një kumbarë shumë e mirë ligjore”,- tha Khloe.
Kujtojmë se Kim ka qenë më pranë Khloes edhe në ditët e tradhtisë së Tristian Thompson.