Një teknikë e fshehtë ushtarake që thuhet se ndihmon të flesh gjumë në vetëm dy minuta, është zbuluar kohët e fundit.
Kjo teknikë thuhet se është përdorur nga ushtria amerikane për t’i ndihmuar ushtarët të flenë gjumë në situata aspak paqësore, siç janë fushat e betejës.
Sekreti është i detajuar në librin “Relax and Win: Championship Performance”, i cili megjithëse është botuar në vitin 1981, kohët e fundit ka fituar interes në internet.
Ja teknika hap pas hapi:
- Relaksoni muskujt në fytyrën tuaj, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve.
- Lëshoni shpatullat tuaja poshtë përfshi edhe krahët.
- Nxirrni frymë jashtë, duke afruar gjoksin tuaj drejt këmbëve.
- Pastaj duhet të kaloni 10 sekonda duke u përpjekur të largoni mendimet, para se të mendoni për një nga tre imazhet e mëposhtme:
- Jeni të shtrirë në një lundër në një liqen të qetë me asgjë tjetër përveç qiellit të qartë nuk ka mbi ju.
- Jeni shtrirë në një shtrat në një dhomë të zezë.
- Duhet të thoni “mos mendo, mos mendo, mos mendo” pa pushim për rreth 10 sekonda.
Teknika thuhet se punon për 96 për qind të njerëzve pas gjashtë javësh praktike.