Sot u tha se Ledri Vula do të nxjerrë shumë shpejt albumin e tij të ri, ndaj s’ka vend për panik pasi kjo ishte arsyeja e vetme pse reperi i ka fshirë postimet e tij.
Reperi ka publikuar vazhdimisht video të shkurta që përmbanin vargjet e asaj që do të jetë kënga e re e reperit.
Prive mëson se publikimi është shumë afër – në ditët e shkurtit dhe se videoklipi do te jetë shumë ndryshe nga se jemi mësuar të shohim jo vetëm Ledrin por në përgjithësi.
Videoklipi ka tre muaj që është në produksion për të cilin është përkujdesur Elena Kelmendi, njofton Prive.