Pasi ngatëroi emrin e gazetares me Xhensila Myrtezain, reagon spikerja e njohur: Lash nam? Po sikur të… – AlpeGossip
Pasi ngatëroi emrin e gazetares me Xhensila Myrtezain, reagon spikerja e njohur: Lash nam? Po sikur të…

Pasi ngatëroi emrin e gazetares me Xhensila Myrtezain, reagon spikerja e njohur: Lash nam? Po sikur të…

Gjatë edicionit të lajmeve në “Report Tv” para disa ditësh, spikerja Erjona Rusi i ka habitur të gjithë ndjekësit gjatë transmetimit. Teksa realizonte një lidhje të drejtpërdrejtë me kolegen e saj, ajo padashje ka përmendur emrin e Xhensila Myrtezajt.

“Do të lidhemi drejtpërdrejtë me gazetaren Xhensila Myrtezaj nga redaksia e Report TV”-tha ajo, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve e duke habitur publikun.

Në fakt ky ka qenë një lapsus, pasi spikerja ka ngatërruar mbiemrin e koleges së saj, Xhensila Demollari, me atë të këngëtares, duke shkaktuar mjaft të qeshura tek shikuesit.

Por duket se kjo gjë mori dhenë në rrjet dhe spikeres së njohur nuk i ka pëlqyer aspak. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ajo reagon duke thënë se:

“Le nam”???? Uau, po sikur te kisha dale topless, çfare do thoshit ? 😂😂😂

p.s: po s’keni faj, ju jeni brezi i gazetarise copy paste”

Përgatiti AlpeNews.al