Nicki Minaj paska në plan që të rindezë sherrin me Cardi B, pasi ka punësuar dy banakiere, të cilat po përgatiten të padisin reperen.
Baddie Gi dhe Jade akuzuan Cardi-n se ka urdhëruar një sulm ndaj tyre në klubin ku ato punonin.
Cardi ka mohuar pretendimet por vajzat duket se kanë mbështetjen e Nicki-t, pasi u shfaqën në klipin e saj më të fundit “Good Form”.
Ky veprim padyshim që do të ndezë tensionet midis Nicki-t dhe yllit të hitit “Bodak Yellow”, që arritën kulmin pas një grindjeje në Javën e Modës në New York, në muajin shtator.
Jade falenderoi Nicki-n që i dha mundësinë të dilte në klip, pasi tha: “Kjo është çmenduri!”
Në video, vajzat shihen duke bërë twerking së bashku me veshje ekstravagante dhe provokuese.
Vendimi i Nicki-t për të pasur Baddie Gi dhe Jade në videon e saj pa dyshim do të nevrikosë Cardi-n, pasi raportet pretendojnë se dyshja po përgatitet të padisë reperen për një sulm që ndodhi në Angels Strip Club në Nju Jork.










![I morën apo jo 100 milion lekët e Big Brother? Danjeli e Fotinia marrin këtë vendim të rëndësishëm [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/02/fotitinidhdhdanielia-400x247.jpg)



