TREGON SE ËSHTË I LUMTUR ME BASHKËSHORTEN E TIJ/ Erik Lloshi: Është një person që më… (FOTO) – AlpeGossip
TREGON SE ËSHTË I LUMTUR ME BASHKËSHORTEN E TIJ/ Erik Lloshi: Është një person që më… (FOTO)

TREGON SE ËSHTË I LUMTUR ME BASHKËSHORTEN E TIJ/ Erik Lloshi: Është një person që më… (FOTO)

“I lumtur që të kam në krahun tim të djathtë shpirt. 1 vit me ty… Dhe shumë vite të tjera lumturi me ty me presin! Të dua shumë..”, shprehet ai.

Erik Lloshi ka folur edhe më herët për martesën e tij dhe planet për t’u bërë baba, që me sa duket do të vonojnë pak.

Këngëtari ishte i ftuar në emisionin “Glamour”, ku tregoi se është shumë i lumtur me bashkëshorten që ka në krahë dhe se Romina e duron shumë atë.

“Jam shumë i lumtur. Jam shumë i lumtur me bashkëshorten që kam në krahë. Është një person që më duron shumë, duron pjesën e karakterit tim që jam shumë lunatik. Jo i çmendur, por më lëviz humori brenda orës, kështu jemi ne artistët, unë kështu e specifikoj veten time. Luhatem shumë shpejt nga pjesa emocionale”.

Rolin më të madh në marrëdhënien e tyre e luajti motra e Erikut e cila punon në bankë me partneren e tij prej vitesh.

“Prezantimi me të shtëpisë ka qenë që në muajin e dytë. Romina ka qenë në një vend pune me motrën time, dhe njiheshin prej vitesh. Në momentin kur shkova në zyrë e pashë e vendosa, kjo do të bëhet nusja ime. Nuk ka dashuri me shikim të parë, por vendosmëri me shikim të parë, unë zakonisht gjërat që dua i arrij. Më pëlqeu si individ dhe nga përshkrimi që më bëri motra, mendova se kjo do jetë njeri pozitiv dhe doli ashtu”.

Sa i përket faktit të të bërit baba, këngëtari është shprehur se nuk ka asnjë plan për momentin, por nëse vjen një bebush është i mirëpritur.