KUJDES! Këto janë zakonet e përditshme që dobësojnë aq shumë sistemin imunitar – AlpeGossip
KUJDES! Këto janë zakonet e përditshme që dobësojnë aq shumë sistemin imunitar

KUJDES! Këto janë zakonet e përditshme që dobësojnë aq shumë sistemin imunitar

Sistemi imunitar është ai që na mbron nga mikrobet pushtuese dhe substancat e ndryshme që mund të shkaktojnë sëmundje dhe probleme të tjera. Nëse mekanizmi mbrojtës i trupit tuaj dobësohet,  ju jeni më shumë herë më të rrezikuar të prekeni nga të gjitha llojet e problemeve që lidhen me shëndetin, duke filluar nga ftohja e zakonshme tek kanceri vdekjeprurës. Duke pasur një dietë të shëndetshme dhe jetë aktive ju mbani në top-formë sistemin tuaj imun. Nëse më parë kemi shkruajtur për zakonet apo ushqimet që rrisin sistemin imunitar sot do të listojmë të gjitha zakonet që dobësojnë imunitetin tuaj.

Stresi kronik
Rrija e kortizolit (hormonit të stresit) ul nivelet e  prostaglandinës. Prostaglandina rregullon presionin e gjakut, parandalon inflamimin dhe mbështet sistemin imunitar. Përpiquni sa më shumë të shmangni situatat stresuese dhe angazhohuni në aktivitete që ju qetësojnë si si yoga, masazhet, dëgjimi i muzikës, piktura etj.

Sasia e tepërt e alkoolit
Pirja e tepruar e alkoolit mund të zvogëlojë aftësinë e qelizave të bardha për të vrarë mikrobet.

Privimi nga gjumi
Është pikërisht koha kur ne flemë, momenti kur sistemi imunitar përpiqet të rigjenerohet dhe të përgatitet të mbrojë organizmin nga gjithçka që e dëmton.  Orët e pakta të gjumit me siguri do të dobësojnë mekanizmin tuaj të mbrojtjes. Ekspertët thonë se privimi i gjumit shkakton një reduktim të numrit të qelizave të bardha të gjakut, në veçanti qelizat T të sistemit imunitar që ju mbrojnë nga infeksionet.

Te qenët mbipeshë
Kilogramët e tepërt rrisin ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga problemet si sëmundjet e zemrës, goditjet, diabeti, kanceri dhe osteoartriti. POR ajo që nuk dini është se mbipesha gjithashtu ul imunitetin tuaj.