KONCERTI I PAVARËSISË SË KOSOVËS/ Ja sa do paguhen MC Kresha, Dafina e Gjiko - AlpeGossip
KONCERTI I PAVARËSISË SË KOSOVËS/ Ja sa do paguhen MC Kresha, Dafina e Gjiko

KONCERTI I PAVARËSISË SË KOSOVËS/ Ja sa do paguhen MC Kresha, Dafina e Gjiko

Mbi 18 mijë euro do të paguhen Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Gjiko e katër këngëtar të tjerë të cilët do të këndojnë në koncertin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Një shumë relativisht e vogël duke pasur parasysh se sa paguhen nëpër koncerte private këta këngëtarë.

Gazeta inFokus ka siguruar dokumentet që tregojnë se kompania e cila ka fituar tenderin për organizimet e ceremonisë festës së 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të paguhet nga buxheti i shtetit 32,636.50 euro vetëm për këtë koncert.

Gjysma e këtyre parave është parashikuar të shpenzohet për pagesën e këngëtarëve, Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Gjiko, Lumi B, Rina Balaj, Llumi, Fuego dhe DJ Dagzi, të cilët do të performojnë të dielën.

Rreth 2 mijë euro do të paguhet vetëm DJ Dagzi. Ndërkaq, në bazë të dokumentacionit, shihet se zbukurimi, dhe dizajnimi për vendin ku do të mbahet koncerti do të kushtojnë mbi 3 mijë euro. Po aq do të shpenzohen për zërin dhe ngrohje.

Te martën, Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 500 mijë eurosh, shumë e cila nuk u la pa u kritikuar nga tek deputetët e opozitës.