Mozzik "i habit" të gjithë/ Reperi fshin të gjithë kolegët nga rrjetet sociale (FOTO) - AlpeGossip
Mozzik “i habit” të gjithë/ Reperi fshin të gjithë kolegët nga rrjetet sociale (FOTO)

Mozzik “i habit” të gjithë/ Reperi fshin të gjithë kolegët nga rrjetet sociale (FOTO)

Këngëtari nga Kosova, Mozzik, së shpejti pret të bëhet baba. Ai dhe Loredana do bëhen prindër për herë të parë dhe Mozzik është shkëputur nga muzika, përkohësisht, për t`i qëndruar pranë partnerit të tij.

Mirëpo pak minuta më parë, ai i habiti të gjithë me veprimin e rradhës. Reperi vendosi të heqë nga profili i tij në “Instagram” shumë miq familjarë dhe kolegë e tij. Por Mozzik, ka një shpjegim shumë të veçantë për këtë veprim.

“Shoqëria dhe kolegët për mua nuk janë në Instagram. I kam në jetë të përditshme dhe i respektoj. Fansat i kam edhe kur nuk ekzistonte Instagrami.” – shkruan reperi i hitit “Edhe Njo”.