Pas ndarjes nga futbollisti, Erjona Sulejmani me pushime në Itali me ish banorin e BB (FOTO) - AlpeGossip
Pas ndarjes nga futbollisti, Erjona Sulejmani me pushime në Itali me ish banorin e BB (FOTO)

Pas ndarjes nga futbollisti, Erjona Sulejmani me pushime në Itali me ish banorin e BB (FOTO)

Divorci i futbollistit shqiptar Blerim Sulejmani dhe modeles Erjona Sulejmani ka qenë një nga ndarjet më të diskutuara nga mediat për një kohë shumë të gjatë.

Ajo në intervista të ndryshme tregoi se ka qenë shumë e pakënaqur nga martesa që ka pasur me Blerimin dhe se ndihej si në kafaz kur ka qenë me atë. Madje deklaroi se shumë shpejt do të publikojë një libër ku do të flas për jetën private të futbollistëve.

Së fundmi modelja e njohur ka nisur pushime në ishullin Mykonos të Greqisë, por nuk është vetëm. Ajo është e shoqëruar nga ish banori i Big Brother, Klodi i cili u bë shumë i njohur për publikun pasi zbuloi live në emision prirjet e tij seksuale.

Ata kanë publikuar disa foto së bashku ku shihen shumë afër njëri-tjetrit dhe kanë treguar se janë miq shumë të mirë.