TË GJITHË SYTË NGA AJO/ Kush është modelja shqiptare që po bën namin në Amerikë – AlpeGossip
TË GJITHË SYTË NGA AJO/ Kush është modelja shqiptare që po bën namin në Amerikë

TË GJITHË SYTË NGA AJO/ Kush është modelja shqiptare që po bën namin në Amerikë

Të shumta janë vajzat shqiptare të cilat me bukurinë e tyre kanë bërë për vete tregun e huaj dhe janë kthyer në imazhet kryesore të firmave të ndryshme.

Së fundmi, po bën namin në Amerikë modelja e re shqiptare, Lorena Haliti, e cila është imazhi i shumë firmave të njohura.

Modelja me origjinë nga Kosova ka pozuar për firma si Wilhelmia e Londrës, MP Atlanta, MP Mega Miami, MP LA dhe Dollhouse MIA dhe së fundmi për kompaninë ‘Ignite’.

Lorena numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram dhe është kthyer në modelen më të kërkuar të momentit në Amerikë.