”MË RANË NERVAT SE…”/ Noziy tregon arsyen e pazakontë pse sulmoi Ardit Gjebrean për ”Këngën Magjike” – AlpeGossip
”MË RANË NERVAT SE…”/ Noziy tregon arsyen e pazakontë pse sulmoi Ardit Gjebrean për ”Këngën Magjike”

”MË RANË NERVAT SE…”/ Noziy tregon arsyen e pazakontë pse sulmoi Ardit Gjebrean për ”Këngën Magjike”

Disa janë argëtues në televizion, disa janë argëtues në Instagram. Si Noizy, që i riktheu lavdinë të qenit OTR dhe sulmoi Ardit Gjebrean thjesht ngaqë ishte me nerva nga uria.

Gjithçka nisi me fitoren e Eneda Tarifës te “Kënga Magjike.” Besojmë e mbani mend që publiku po thërriste në kor emrin e Fifit. Noizy mendon se fitorja e Enedës ishte e padrejtë, kur për të, fituese duhet të ishte qartazi Fifi.

“Fake! Besoj e dëgjuat reagimin e sallës kush e fitoi. Po ashtu si salla mendon dhe shumica e njerëzve që ju ndjekin pas ekranit. Të them të drejtën nuk kam dëgjuar asnjë këngë nga ky emision, por gjithsesi jam unë sërish ai që nuk ka frikë të flasë mbi padrejtësinë. Ky nuk është thjesht biznes, por lëndon zemrën e një artisti të vërtetë. Po me ty e kam drejtues i spektaklit, duket që je artist i vogël sepse duhet ta kuptosh që i vrave zemrën një artisti duke bërë më hile dhe duke parë interesat para drejtësisë. Gjithë këto votime janë fake. King Zinjo,” shkruan ai, më i revoltuar se kurrë në fragment nga finalja, postuar në Instagram.

SCREENSHOT NGA PANORAMA

Gjejeni çfarë. Noizy e fshiu postimin, sepse pasi hëngri dhe reflektoi, kuptoi që kishin folur nervat e tij dhe jo ai.

“Më ranë nervat se hëngra bukë,” tha Noizy, thamë ne, thatë ju – në një moment a një tjetër.