Tuna është një nga këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar. Edhe pse prej kohësh ajo është larguar nga muzika dhe i është përkushtuar djalit të saj, mbetet një nga vajzat më të komentuara në showbiz-in shqiptar.
Dita e sotme është shumë e veçantë për këngëtaren e njohur, duke qenë se ajo sot feston ditëlindjen. Këngëtarja nuk ka shpërndarë asgjë për ditën e saj të lindjes, por ‘Indeksonline’ ka zbuluar edhe moshën e Tunës.
Ndonëse duket më e re në moshë, këngëtarja sot mbush plot 33-vjeç. Siç dihet ajo ka lajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet në tregun muzikor me projekte të reja.