BUTRINTI E CILËSOI ”TË KEQE”/ Reagon Soni Malaj: Jo kushdo që mban emrin Butrint ka kulturën dhe artin e qytetit antik – AlpeGossip
BUTRINTI E CILËSOI ”TË KEQE”/ Reagon Soni Malaj: Jo kushdo që mban emrin Butrint ka kulturën dhe artin e qytetit antik

BUTRINTI E CILËSOI ”TË KEQE”/ Reagon Soni Malaj: Jo kushdo që mban emrin Butrint ka kulturën dhe artin e qytetit antik

Një prej të ftuarve në emisionin e 1 janarit në “Shiko Kush Luan” ishte dhe Butrint Imeri. Këngëtari tejet i pëlqyer nga vajzat shqiptare u bë pjesë e lojërave të ndryshme duke treguar një anë tjetër të tij.

Butrinti së bashku me Yll Limanin u vunë përball Flor Binaj ku duhej ti përgjigjeshin pyetjeve të tij kundrejt pikëve. Një prej pyetjeve ishte se me cilën nga vajzat e showbizit shqiptar mund të ishte çift perfekt.
Butrinti nuk dinte se cilin personazh të cilesonte e teksa Yll Limani i sugjeroi këngëtaren Soni Malajn, Butrinti u shpreh: “Ajo e keqe është”.

Duket se përshtypja që Butrinti ka për Soni Malajn nuk do kalojë pa debate. Ishte vetë Soni e cila ka reaguar me anë të një instastory.