“NUK KA SENS TË RRI KËTU”/ Valentina i jep duart Saimirit pas takimit të tyre: Vetëm dashuri nuk po ndjej (FOTO) – AlpeGossip
“NUK KA SENS TË RRI KËTU”/ Valentina i jep duart Saimirit pas takimit të tyre: Vetëm dashuri nuk po ndjej (FOTO)

“NUK KA SENS TË RRI KËTU”/ Valentina i jep duart Saimirit pas takimit të tyre: Vetëm dashuri nuk po ndjej (FOTO)

Valentina, një nga vajzat që ka hyrë së fundmi në “Love Story” vendosi papritur që të hiqte dorë nga emisioni. Ajo u shpreh se Saimirit i uron suksese, por ajo mendon se nuk përshtatet me të.

“Erdha me shumë dëshirë për ta njohur Saimirin, por nuk ka sens të rri këtu kur dashuri nuk po ndjej. Nuk ndihem mirë kur shoh që Saimiri puth vajza të tjera sepse më duket mungesë respekti ndaj meje. Kështu që kam zgjedhur të largohem nga programi sepse mendoj që nuk i përshtatem Saimirit”, deklaroi Valentina.

Ndërkohë, Saimiri u shpreh se duke qenë se ishte nata e parë e hyrjes së vitit 2021, kishte vendosur të mos eliminonte asnjë vajzë.

“E vlerësoj shumë sinqeritetin tënd. Sot meqë ishte nata e parë e Vitit të Ri, kisha menduar të mos eliminoja asnjë nga vajzat. Kisha fshehur një trëndafil”, u shpreh ai.