NUK NDALET SILVANA/ Nxjerr të tjera prova për konkurentet: Flavia jepi llogari të dashurës tënde… – AlpeGossip
NUK NDALET SILVANA/ Nxjerr të tjera prova për konkurentet: Flavia jepi llogari të dashurës tënde…

NUK NDALET SILVANA/ Nxjerr të tjera prova për konkurentet: Flavia jepi llogari të dashurës tënde…

Mbrëmjen e djeshme “Love story” shkaktoi polemika të shumta, teksa Silvana ka nxjerrë provat që sipas saj vërtetojnë faktin se Saimiri po bën lojë dhe se ka ftuar vajzat në shtëpinë e tij. Ish-konkurrentja ka publikuar në Instastory bisedat e Saimirit me të dhe 2 vajza të tjera ku ai i fton në shtëpinë e tij.

Mes të tjerave ajo ka postuar edhe një bisedë të konkurrentes aktuale Flavia, duke shkruar se biseda është bërë mes kësaj të fundit dhe shoqes së saj të ngushtë, ku konfirmohet se Saimiri i ka shkruar edhe Flavias.

Më pas Silvana ka publikuar edhe disa mesazhe që i kanë shkuar në Instagram nga një vajzë, e cila i shkruan se është lezbike dhe se po njihet me Flavian. “Mua më pëlqejnë femrat dhe po njihemi ndërkohë që ajo është aty brenda!”– thuhet në mesazh.

Teksa e ka ndarë me ndjekësit në Instastory, Silvana shkruan: “@flavia.harizaj jepi llogari të dashurës tënde dhe jo mua për qëndrimin tënd edhe një javë më tepër aty!”

Më pas ajo duket se është penduar dhe e ka hequr menjëherë screenshotin.

Silvana shkruante dje  se nuk flet kot dhe nuk ka asnjë inat, thjesht do të tregojë se Saimiri bën çdo gjë për show. Madje ajo thotë se ia ka treguar produksionit lojën e tij sapo e ka kuptuar.