Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga vitet e fundit është bërë shumë e afërt me besimin islam. Ajo shkon në xhami dhe mban Ramazan por ndjekësit gjithmonë e kanë kritikuar për një detaj: tatuazhi i kryqit në këmbën e saj.
Ai është konsideruar si i papërshtatshëm nga ana e fansave dhe së fundmi për arsye që nuk dihen, Çiljeta ka vendosur ta heqë përfundimisht nga trupi i saj. Ajo ka publikuar një video gjatë proçesit të heqjes me lazer në profilin e saj të Instagramit dhe një gjë është e qartë: kishte tatuazhin-njerëzit e kritikonin, e hoqi tatuazhin- njerëzit sërish e kritikojnë. Padyshim që këngëtarja ka rënë në hall.
Ndonëse ka dhe fansa që e kanë konsideruar si veprimin më të denjë që ajo mund të bënte, shumica kanë zgjedhur ta kritikojnë. Ndjekësit i kanë shkruar fjalë nga më ndryshmet dhe si rrjedhojë këngëtarja ka zgjedhur t’i fikë komentet dhe mirë ka bërë, fundja është zgjedhja e saj! “Të marrshin djajt me vete ty në ferr. Po hiqet kryqi i Zotit. Do të vijë ters jeta për kët mëkat që po bën”, ka qenë komenti i rënde i një prej ndjekësve.