“JOM KA DES ME TI PA SYT”/ Ledri Vula poston VIDEON e veçantë nga festa e baby shower-it dhe zbulon gjininë e bebit – AlpeGossip
“JOM KA DES ME TI PA SYT”/ Ledri Vula poston VIDEON e veçantë nga festa e baby shower-it dhe zbulon gjininë e bebit

“JOM KA DES ME TI PA SYT”/ Ledri Vula poston VIDEON e veçantë nga festa e baby shower-it dhe zbulon gjininë e bebit

Sara dhe Ledri Vula janë padyshim çifti më simpatik i showbiz-it shqiptar. Ata kanë kohë që janë njohur dhe tashmë e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, teksa Sara është dhe në një pritje të ëmbël.

Ditën e sotme Ledri dhe Sara kanë organizuar baby shower-in për foshnjën që do vijë në jetë.

Në një video të publikuar në ‘Instagram’, çifti shfaqet duke mbajtur në dorë një tollumbace të zezë, teksa nga tollumbacja e zezë dolën letra ngjyrë rozë. Pra çifti do të bëhen prindër të një vajze dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Në video ata duken shumë të lumtur, ku nuk kanë munguar përqafimet dhe puthjet.

“Jom ka des syt me ti pa,” shkruan këngëtari krahas postimit.

 

 

View this post on Instagram

Jom ka des syt me ti pa 👼🏻 @sarahoxha 🧿

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on